Milot Rashica shënon golin e parë me Beshiktashin dhe feston me shqiponjë

Skuadra e Besiktasit ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Sivvasporit, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Superligën e Turqisë.

Golin e dytë të Besiktasit dhe të parin të tij me klubin e njohur turk e ka shënuar futbollisti kosovar, Milot Rashica.

Anësori i Kosovës ka shënuar gol të bukur pas 40 minutave lojë, pas asistit fantastik nga bashkëlojtari i tij, Vincent Aboubakar.

Rezultati momental i takimit është 2:0, pasi golin e parë në këtë ndeshje e realizoi Colley në minutën e 26’të.

https://twitter.com/golsuperlig_5/status/1698379726992130465?s=20