Vdes 24-vjeçari në Ferizaj, nuk i mbijetoi plagëve të marra nga therrja me thikë

Ka ndërruar jetë një person në Ferizaj, pasi që nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga therrja me thikë.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:30, ndërsa ai ishte dërguar për trajtim në Emergjencë, ku edhe ka vdekur.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Rreth orës 21:30 ka ndërruar jetë personi i cili është therur me thikë. Bëhet fjalë për një mashkull i moshës 24-vjeçare”.

“Në vendngjarje kanë dalë policia, prokurori, forenzika dhe njësitet relevante”.

“Policia i ka dy persona të dyshuar lidhur me rastin dhe po punon për t’i kapur”.