Ministri Cakaj takohet me Kryeministrin Kurti

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj është takuar sot me kryeministri e Kosovës Albin Kurti.

Cakaj e uroi Kurtin për detyrën dhe i tha që duhet të takohen më shpesh.

Kryeministri Kurti, takimin me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, e ka mbajtur të mbyllur dhe pa praninë e mediave. Këto të fundit u lejuan të marrin vetëm pamje në fillim të takimit.

Përveç Kurtit, ministri Cakaj është pritur gjatë ditës në takim edhe nga presidenti, Hashim Thaçi, kryeparlamentarja Vjosa Osmani dhe homologu i tij, Glauk Konjufca./Fokusi.info/