Ministri Kuçi njoftoi se janë zhbllokuar llogaritë e Telekomit

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka njoftuar se janë zhbllokuar llogaritë e Telekomit, duke thënë se kjo arrit pas përpjekjeve të mëdha.

Kuçi tha se nga nesër llogaritë do të jenë në gjendje normale sikurse ishin.

“Pas shumë përpjekjeve, sot arritëm dakordimin për zhbllokimin e llogarive të Telekomit të Kosovës”, ka shkruar Kuçi.

Kuçi ka kërkuar nga punëtorët e kësaj ndërmarrje të punojnë sepse llogaritë do t’i kthehen nga nesër normalitetit.

“Nga nesër llogaritë do t’i kthehen normalitetit dhe jemi të përkushtuar që Telekomi i Kosovës të operojë me përformancë të lartë. U bëjmë thirrje punëtorëve të Telekomit që të qetësohen dhe të punojnë për një të ardhme më të mirë të kësaj ndërmarrje”, ka shkruar ministri në Facebook.