Ministri Lekaj nëshkruan kontratën për autoudhën Prishtinë-Mitrovicë

0
289

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj përmes një statusi në “Facebook” ka njoftuar se sot ka nënshkruar kontratën për fillimin e punimeve për Autoudhën “Zahir Pajaziti – Hakif Zejnullahu – Edmond Hoxha”, Prishtinë – Mitrovicë.

Ja statusi i plotë i Pal Lekajt:

“Ashtu siç jemi zotuar në ditën tonë të parë të punës së Qeverisë Hardinaj, Mitrovica nuk do të jetë më e harruar në projektet kapitale zhvillimore për vendin.

Sot rruga, nesër Trepça e kështu do të vazhdohet deri në zhvillimin dhe integrimin e plotë të këtij qyteti dikur ndër me të rëndësishmit për ekonominë e Republikës së Kosovës.

Sot nënshkrova kontratën për fillimin e punimeve për Autoudhën “Zahir Pajaziti – Hakif Zejnullahu – Edmond Hoxha”, Prishtinë – Mitrovicë, e lënë pas dore dhe nën pluhurin e sirtarëve në Ministrinë e Infrastrukturës qe pesë vite.

Segmenti i dytë i kësaj autoudhe do të fillojë në maj të këtij viti dhe do të përfundojë brenda 24 muajve.

Në ndërkohë ne vazhdojmë të punojmë pa ndalshëm për dy segmentet e mbetura, që poashtu financohen nga Fondet Arabe”.

Urime Mitrovicë dhe Vushtrri!
Urime Kosovë!