Ministri Shala urdhëron mbylljen e festivalit “Beer fest”

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala ka urdhëruar inspektoratin e kësaj ministrie pë inspektim në festivalin “Beer Fest” në Prishtinë.

Beer and Wine Festival Prishtina”, i cili mbahet çdo vit, e që sivjet ka nisur me 5 korrik, është mbyllur para kohe nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

Ministri me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka bërë të ditur se ka ndërmarrë këtë veprim për shkak të shkeljeve të evidentuara, respektivisht lejimit të hyrjes dhe konsumimit të pijeve alkoolike nga persona të mitur nën moshën 18 vjet.

Aty janë evidentuar shkelje të ndryshme, prani e të miturve dhe konsumues të pijeve alkoolike.

Me vendim të inspektoratit ky festival është mbyllur.

“Beer and Wine Festival Prishtina” pritej të zgjaste deri nesër. Ndryshe mbrëmë në natën e tretë pati edhe incidente mes të pranishmëve.