Mjekët kinezë vijnë në Serbi?

0
287

Serbia pret ardhjen e një grupi të mjekëve nga Kina për të ofruar ndihmë për luftimin e koronavirusit.

Në Serbi së shpejti do të mbërrijnë një grup i mjekëve për të ofruar ndihmë për luftimin e koronavirusit, shkruan “Veçernje Novosti”, transmeton lajmi.net.

Në Serbi të dielën ka mbërritur ndihma e parë nga Kina në pajisje për teste dhe detektor të tjerë të koronavirusit, përfshirë donacionin nga organizata humanitare “Mammoth Fondation”, shkruan e përditshmja nga Beogradi.

Gazeta përkujton se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kishte paralajmëruar ndihmë nga Pekini.

Në Serbi nga sot ka hyrë në fuqi gjendja e jashtëzakonshme.