Mjeku kosovar e jep vaksinën e parë anti-Covid në Berlin

Vaksinat kundër COVID-19 kanë filluar të merren edhe nga qytetarët e Berlinit, kryeqytetit të Gjermanisë.

Personat e parë që morën vaksinën në këtë qytet janë disa të moshuar në një shtëpi të pleqve në Steglitz të Berlinit, shkruan BZ-Berlin.de.

Doktori kosovar, Fatmir Dalladaku, ia ka dhënë vaksinën kundër COVID-19 gruas së parë në Berlin.

E moshuara ishte një 101 vjeçare e vendosur në shtëpinë e pleqve.

Bashkimi Evropian ka marrë vendim që në shtetet anëtare të fillojnë që qytetarëve të vet t’ia japin vaksinat kundër COVID-19.

Vaksinat që janë duke u përdorur janë të kompanive “Pfizer” dhe “BioNTech”.

27.12.2020, Berlin: Gesundheitssenatorin Dilek Kalayci (l, SPD) spricht mit der 101-jährigen Gertrud Haase (2.v.r) im Pflegeheim Agaplesion Bethanien Sophienhaus vor der Impfung durch Impfarzt Fatmir Dalladaku (r) gegen das Coronavirus, Irmgard Landgraf, Ärztin, 2.v.l. Am Sonntag haben die Corona-Impfungen mit dem Covid-19 Impfstoff von Biontech/Pfizer in Deutschland begonnen. Foto: Kay Nietfeld/dpa Pool/dpa +++ dpa-Bildfunk +++