Mogherini i bën apel opozitës: Partitë politike të mos i kthejnë shpinën rolit të tyre!

0
255

Federica Mogherinin, përfaqësuesja e lartë për politikë të Jashtme në BE, i bëri thirrje opozitës që të mos i kthejë shpinën rolit të saj dhe shtoi se “qytetarët nuk duhen privuar nga zgjedha e tyre për zgjedhjet e ardhshme vendore”.

“Objektivi i çeljes së negociatave është i arritshëm, por i vështirë, pasi duhen bindur opinionet e vendeve anëtare që të njohin rezultatet tuaja. Ndaj, inkurajoj të gjithë në Shqipëri që të vazhdojnë të japin kontributin.

Përpjekja kolektive kërkon që të gjitha palët të jenë të bashkuara për integrimin evropian dhe duhen lënë mënjanë ndasitë. BE-ja e ka përsëritur qëndrimin e saj: partitë politike nuk duhet t’u kthejnë shpinën rolit të tyre dhe qytetarët nuk duhen privuar nga zgjedhja e tyre për zgjedhjet e ardhshme vendore. Ky është mesazh nga të gjitha institucionet e BE-së”, deklaroi Mogherini.

“Keni treguar rezultate me reformat dhe puna që po bëjmë ne në Komisionin Europian do ta tregojë qartë progresin tuaj. Ju e dini që unë personalisht dhe në kapacitetin tim institucional i kam dhënë mesazhet positive. Kjo do të reflektohet në paketën e KE-së që do të miratohet në fund të muajit dhe pastaj topi do të kalojë te vendet anëtare”, shtoi Mogherini./Top Channel/