Moldavi-Kosovë: Publikohet formacioni zyrtar i ‘Dardanëve’, në qendër të sulmit luan një mbrojtës

Përfaqësuesja e Kosovës nis sot sezonin e dytë të Ligës së Kombëve.

Kosova do të luajë ndaj Moldavisë në takimin që zhvillohet në Parma të Italisë, shkruan Insporti.

Kjo ndeshje është e vlefshme për grupin C në kuadër të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve.

Befasi e trajnerit Bernard Challandes është inkuadrimi i mbrojtësit Benjamin Kololli në qendër të sulmit, në mungesë të Vedat Muriqit.

Kujtojmë që takimi nis me fillim nga ora 20:45.

Ky do të jetë formacioni startues i Kosovës:

Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada, Kryeziu, Shala, Rashica, Zeneli, Berisha, Kololli