Molliqaj akuzon qeverinë dhe KEDS-in se duan ta dëmtojnë reputacionin e KEK-ut

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka akuzuar qeverinë Kurti, KEDS-in dhe meanaxhmentin e ri të KEK-ut për bashkëpunim në krizën energjetike në vend, me qëllim që të dëmtohet reputacioni i KEK-ut.

“Kur 10 ditë më parë kishte rënie të bllokut A3 dhe A5, rënia e bllokut brenda të njëjtit sekondë duket se ka qenë e qëllimshme dhe e shkaktuar nga KEDS. Kjo i bie që ka pasur synim KEDS-i bashkë me qeverinë të dëmtojë reputacionin e KEK-ut”, tha Molliqaj në një konferencë për media.

“Kjo i bie që ka pasur synim KEDS bashkë me qeverinë të dëmtojë reputacionin e KEK-ut, dhe të thotë se mungesa e energjisë elektrike në Kosovë është e shkaktuar nga mungesa e prodhimit problemeve me KEK. Ne kërkojmë raport nga menaxhmenti i KEK-ut dhe KEDS-it për këtë, dhe angazhimin e ekspertve”, u shpreh tutje Molliqaj.

Tutje, Molliqaj tha se sipas burimeve që kanë, 10 inxhinierë kryesorë të prodhimit janë dërguar në pushim të detyrueshëm nga KEK-u.

“Menaxhmenti 10 inxhinierëve kryesorë të prodhimit pas kësaj ngjarje janë dërguar në pushim të detyrueshëm. Nëse ky pushim i detyruar është për të sabotuar ndërmarrjen publike, atëherë kërkojmë menjëherë shpjegim nga KEK-u”.

“Aleanca e heshtur mes KEDS-it dhe qeverisë neve na ngrit shumë dyshime”.