Molliqaj: Koha e arrestimit të Thaçit nuk ishte rastësi, ishte rrugës për të nënshkruar marrëveshje në SHBA

76

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj sot ka bërë një deklaratë të padëgjuar më parë rreth arrestimit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Molliqaj ka deklaruar se prej nga koha kur merr vesh nga politika, nuk ka ndodhur ndonjë arrestim i ngjashëm me atë të Thaçit, duke thënë se ai ka qenë rrugës për të nënshkruar marrëveshje.

“Prej kur marr vesh në politikë, unë nuk e di që ka ndodhur që një president i një vendi të arrestohet gjatë rrugës së tij për të nënshkruar marrëveshje. Ai ka qenë rrugës për në SHBA për të nënshkruar marrëveshje. Pse është arrestuar, unë mendoj se nuk është rastësi koha e arrestimit të tij. Për çështjen e njëjtë, për dyshimet e njëjta, Specialja ka pasur mundësi të vepronte 3-4 vite më parë, ose të priste edhe 2 javë të tjera”, ka deklaruar Molliqaj në T7.

Ai ka deklaruar se nuk e di çfarë marrëveshje ka pasur në plan Thaçi të nënshkruante sepse nuk e ka parë, por se ka thënë se momenti i arrestimit të tij nuk ka qenë rastësi.