Molliqaj: Presidente cili është kompromisi për barrikadat?

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar në lidhje me ngjarjet e orëve të fundit sa i perket barrikadave.

Molliqaj ka pyetur Osmanin se cili është e kompromisi për heqjen e tyre .

“Presidente cili është dakordimi e cili kompromisi? Barrikadat po hiqen, por në koordinim me Vuçiqin. Zhbllokimi po ndodh, por në marrëveshje me Vuçiqin” shkruan Molliqaj.

Postimi i plotë:

Presidente cili është dakordimi e cili kompromisi?

Barrikadat po hiqen, por në koordinim me Vuçiqin. Zhbllokimi po ndodh, por në marrëveshje me Vuçiqin.

Krejt çka kemi marrë mësim nga ju është dyshimi në çdo gjë që thoni e veproni. Pas secilit hap politik që bëni gjendet një kompromis ose marrëveshje. Dhe kështu drejt e në asociacion.