Molliqaj reagon pas aderimit të Bahtirit në Vetëvendosje

Anëtari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës (PSD), Dardan Molliqaj ka reaguar ndaj aderimit të Agim Bahtirit në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ia ka kujtuar LVV-së akuzat që ia kishin bërë dikur për mandatet e vjedhura.

“Agim Bahtiri në VV nuk qenka mandat i vjedhur. Rrafsh 2 vjet na patën lodhur me akuzën e vjedhjes së mandateve. Dhe fundi po e rikuptimëson fillimin.”, ka thënë ai.

Lexojeni postimin e plotë të Molliqajt:

“Agim Bahtiri në VV nuk qenka mandat i vjedhur. Rrafsh 2 vjet na patën lodhur me akuzën e vjedhjes së mandateve. Dhe fundi po e rikuptimëson fillimin. Ata ia bëjnë qefin vetes se janë të parët në Kosovë. Ama janë të parët vetëm për hipokrizi, për asgjë tjetër.

As LDK dhe as VV nuk e kanë sigurinë e brendshme as të caktojnë një kandidat për kryeministër, se lëre më për diçka tjetër. LDK po frikësohet nga vetëvetja, kurse VV nga refuzimi i LDK-së.

I vetmi koalicion që ka përcaktim të qartë është PSD-AAK. Ky është i vetmi koalicion që din dhe guxon të realizojë politika për përmirësimin e jetës së qytetarëve.”