Molliqaj: Serbët s’kthehen në institucionet e Kosovës pa nis implementimi i Asociacionit

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, vlerëson se serbët nuk do të kthehen në institucionet e Kosovës pa filluar implementimi i Asociacionit.

Molliqaj, tha se arritja e marrëveshjes për targat ka përshpejtuar Asociacionin.

“Është e qartë që serbët nuk do të kthehen në institucionet e Republikës së Kosovës pa filluar implementimi i Asociacionit. Kjo mund të shtyhet në muajin dhjetor, janar apo shkurt. Mirëpo, ne në PSD po themi së targat e kanë përshpejtuar Asociacionin”.

“Tash çështja është që Asociacioni a duhet të bëhet para marrëveshjes sipas planit franko-gjerman, apo të jetë pjesë e tij”, tha Molliqaj në Rubikon në Klan Kosova.