Instruktori alivanoset në aeroplan, praktikanti bën ulje emergjente

Një pilot praktikant u detyrua të bëjë ulje emergjente gjatë fluturimit të tij të parë pasi instruktori i tij mbeti pa vetëdije. Praktikanti Max Sylvester e lajmëroi kontrollin e trafikut ajror në Australinë Perëndimore se instruktori është alivanosur në aeroplanin e vogël për dy persona.

“Ai më është mbështetur në krah. Po mundohem ta mbaj të zgjuar, por vazhdimisht po bie”, i tha djaloshi kontrolluesit ajror përmes zërit.

“A di si ta drejtosh aeroplanin”, dëgjohet pyetja e kontrolluesit gjatë bisedës.

“Ky është ushtrimi im i parë”, ia kthen praktikanti.

Në 62 minutat e ardhshëm, kontrolluesi ajror e udhëzoi praktikantin Sylvester se si të bëjë ulje emergjente. Gruaja dhe tre fëmijët e pilotit të ri e dëgjonin komunikimin e tij me qendrën e kontrollit ajror nga zyra e punëtorëve të kësaj qendre.

“Ti je duke e bërë një punë të mrekullueshme. E di se kjo është vërtet stresuese, por ti do ta bësh një punë mahnitëse dhe ne do të të ndihmojmë të lëshohesh në tokë”, thotë më pas kontrolluesi.

Pas disa fluturimeve pranë pistës, praktikanti më në fund arriti ta lëshonte aeroplanin e vogël në tokë në mënyrë të suksesshme në aeroportin “Jandakot” të Australisë.

Instruktori i shkollës së pilotimit “Air Australia International” u dërgua në spital në gjendje serioze, por është jashtë rrezikut për jetë, shkruan “Independent”,