Molliqaj tregon çka nënkupton Republika e Tretë që VV’ja po e paralajmëron pas zgjedhjeve

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka sqaruar se çfarë kuptimi ka Republika e Tretë që Lëvizja Vetëvendosje po paralajmëron ta shpallë pas zgjedhjeve të 17 shkurtit.

Molliqaj në Pressing të T7 ka thënë se Republika e Tretë nënkupton një republikë që në thelbin e saj e ka barazinë, drejtësinë dhe lirinë.

Ai tha se kjo ka qenë ideja fillestare, por që sipas tij, nuk eksizon më në Vetëvendosje.

“Mu nuk më duket që Vetëvendosja ka ndërru në binarët ideologjik, bolsheik, populist, ka ndërru në përmbajtjen e saj. Republika e Parë ka qenë ajo e 2 korrikut, e dyta e 17 shkurtit dhe ideja e Repulikës së Tretë ka qenë me përmbajtje, jo veç me e shpallë veten. Një republikë që në thelbin e saj e ka barazinë, drejtësine dhe lirinë. Pra me e zhduk pak këtë pabarazinë që ekziston në popull. Një formë të re të marrëdhënies së popullit, shumicës së qytetarëve me shtetin, me të mirën publike. Republika e Dytë në ekonomi ishte defaktorizuese, gjithçka me u shitë, gjithçka publike është keq. Kjo ka qenë ideja, nuk ekziston më në Vetëvendosje “, ka thënë Molliqaj.