Moment dramatik, policia qëllon për vdekje personin në shtëpinë e tij (video)

James Manzo, 27 vjeçar është qëlluar për vdekje derisa policia ishte duke tentuar  të hyjë në dhomën e tij, teksa ai ishte me një palë gërshërë në dorë.

Rasti tragjik ka ndodhur në New Jersey të Shteteve të Bashkuara, shkruan Daily Mail.

Policia kishte pranuar një thirrje ku një burrë po sillej çuditshëm, me ç’rast ata iu përgjigjën thirrjes dhe u përpoqën të bisedonin me të ndjerin, mirëpo përpjekja e tyre nuk gjeti mirëkuptim tek Manzo.

Pamjet e xhiruara tregojnë se si policia kishte shtënë mbi viktimën me 5 plumba duke e lënë pa shenje jete të ndjerin.