Momente paniku në bregdetin shqiptarë: 23 vjeçarja nga Kosova rrezikon të mbytet bashkë me të fejuarin dhe vëllanë (Video)

Si pasojë e motit të keq, vrojtuesit e plazheve kanë pasur një ditë të vështirë pune.

Kështu, në plazhin e Velipojës, vrojtuesit i është dashur të përshkruaj mbi 200 metra me vrap dhe më pas të luftonte me dallgët për t’iu bashkuar dy kolegëve të tij, që po përpiqeshin të shpëtonin nga mbytja një pushuese 23 vjeçare me inicialet A. J. nga Gjakova, raporton Panorama.al.

Të kapur nga paniku, për të shpëtuar familjaren e tyre, i vellai dhe i fejuari i te rrezikuarës, kanë hyrë për ta ndihmuar, por janë gjendur në vështirësi dhe më pas kanë rrezikuar të mbyten.

Vrojtuesit Ardit Taflaj, Eglant Rexha dhe Elfat Hasani ia kane dalë t’i nxjerrin të tre të rrezikuarit në breg, ku i kanë dhënë ndihmën e parë derisa ishin jashtë rrezikut për jetën. Të tre të rrezikuarit fatmirësisht gëzojnë shëndet të plotë.