Morina: Sa herë që udhëheqja e Kosovës ka dështuar, fajet ia ka hedhë Shqipërisë

Veprimtari i çështjes kombëtare, Haki Morina ka mbrojtur politikat e Edi Ramës dhe të Shqipërisë që i ka bërë dhe i bën në raport me Kosovën, shkruan Fokusi.info.

Përmes një statusi në rrjetin e tij social në facebook, Morina ka thënë se dështimet që i ka pasur Kosova ndër vite, kanë qenë dështime të vet udhëheqjes së saj, por fajin ia kanë hedhur çdo herë Shqipërisë.

Statusi i plotë i Morinës:

Edi Ramën, dhe në përgjithësi politikën e Shqipërisë në raport me Kosovën e përcjelli prej që jam bërë me ditë.
Sa herë që udhëheqja e Kosovës ka dështuar, fajet ja ka hedhë Shqipërisë, duke filluar që nga viti 1945, kur vet e nëshkruan bashkimin me Serbinë, e pastaj e akuzuan udhëheqjen Shqiptare për shitje të Kosovës.
Edi Rama mund të ketë bërë gabime deklarat e tij për kosovën, por asnjëherë s’ka qenë indiferent. Asnjë politikan nga Shqiplria deri sot nuk e ka ngritë çështjen e Kosovës në çdo takim dhe çdo forum ndërkombëtar.
Vet fakti që Rama ka ngritur zërin fuqishëm për mbrotjen e luftës së UÇK gjithkund ku ka mundur, e në anën tjetër, udhëheqjes së tanishme i dhembë goja veç ta përmendë UÇK-në, flet.
Por fakti më rëndësishëm për mua është se në shenjejtër të Edi Ramës sot janë kryesisisht ata që deri në vitet 90-ta ishin kundër luftës së UÇK-së, më bënë që ta mbrojë Edi Ramën me krejt forcën që kam.