Mosformimi i komisionit për hetimin e menaxhimit të energjisë, PDK thërret konferencë për medie

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri mban sot konferencë për medie.

Në njoftimin e PDK-së thuhet se konferencë për medie do të mbahet para objektit të Kuvendit të Kosovës, në ora 13:15.

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar themelimin e komisionit për hetimin e situatës me energji elektrike nga Qeveria e Kosovës.

Kjo ishte iniciativë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Me 23 vota për dhe 50 kundër, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të themelojë komisionin për hetimin e situatës me energji elektrike nga Qeveria e Kosovës.