Mospajtimet VV – LDK, Latifi i quan biznes i ndarjes së plaçkës

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Blerim Latifi ka komentuar përplasjet VV-LDK për koalicionin pas zgjedhor, duke thënë se ky është biznes për ndarjen e plaçkës.

Latifi në Facebook duke cituar politologun amerikan, Harold Lasswell ka thënë se ajo çka po ndodh tashmë në Kosovë, është përkufizuar me disa pyetje.

Postimi i plotë i Latifit:

“Harold Lasswell, politikolog amerikan, shumë i njohur dikur, por tani vetëm brenda qarqeve akedemike e filozofike, ka lënë një përkufizim briljant për politikën që zhvillohet në vendet ku idetë dhe parimet politike nuk kanë asnjë rëndësi. Në këto vende, thotë Lasswell, politika reduktohet në katër pyetje të thjeshta: Kush merr? Çfarë merr? Kur merr? Si merr?

Shkurt e shqip: bisnes i ndarjes së plaçkës!”