Menu Mbylle

Mot i ligë në Rumani, ra edhe gurë e breshër bashkë

Qyteti Zalau i Rumanisë është përfshirë nga reshje të mëdha të breshrit, të cilat çuditërisht janë shoqëruar edhe me copëza të mëdha gurësh, që kanë rënë nga qielli.

Si pasojë janë shkaktuar vërshime, ndërkohë janë shkaktuar shumë dëme materiale, duke thyer xhamat e dhjetëra makinave.

Madhësia e breshërit, siç shkruan mediumi rumun ‘romania-actualitati’, ka qenë e barabartë me madhësinë e një veze.

Përveç qytetit Zalau, nga moti i ligë janë përfshirë edhe qytetet tjera si Bihor, Arad dhe Timis dhe Salaj.

Ndërkohë njerëzit atje janë frikësuar nga madhësia e breshrit të rënë.

Mediumi rumun shkruan se gjithçka kishte ndodhur brenda pesë minutave, duke i lënë kështu të shokuar banorët, të cilët nuk ishin në gjendje të bënin asgjë, përveç se të shikonin stuhinë e breshërit.