Moti ditëve në vazhdim, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi

Në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe mjaft i ftohtë, me temperatura minimale të cilat mund të ulen rreth -6 gradë Celsius, ndërsa në viset malore temperaturat minimale mund të ulen deri në -10 gradë Celsius, por temperaturat maksimale do të shënojnë ngritje në krahasim me sot.

Edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot i ftohtë, por me tendenca stabilizimi të kushteve sinoptike. Reshjet atmosferike nuk pritet të ketë.

Të premten në tërë rajonin do të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Mëngjesi do të jetë i ftohtë, kurse temperaturat ditore do të vazhdojnë të shënojnë ngritje graduale.

Gjatë netëve të ardhshme pritet të ketë vranësira, por mund të ndodhë që të ketë edhe kthjellime të herëpashershme të cilat potencialisht mund të jenë të rrezikshme për shkak se favorizojnë acarin, por të shpresojmë që mos të ndodhë dhe që pemët të kalojnë me sa më pak dëme.

Për fundjavë na pret mot me intervale kohore me diell, vranësira të shpeshta dhe erëra herë pas here të fuqishme verilindore. Temperaturat do të shënojnë ngritje të lehta./Meteoballkan