Moti në Kosovë

Në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë pranveror. Rrallëkund në disa vise kryesisht kodrinore-malore mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu.

Erërat do të fryjnë nga jugperëndimi të cilat në disa vise mund të jenë të fuqishme. Temperaturat pritet të lëvizin nga 7 deri në 23 gradë Celsius.

Mot i ngjashëm pranveror do të mbajë edhe ditëve të ardhshme, me rreze të gjata diellore dhe vranësira lokale. Rrallëkund priten riga ose rrebeshe të izoluara shiu, ndërsa nga dita e enjte pritet të ketë ulje të lehta të temperaturave, por pa reshje domethënëse atmosferike.