Moti në Shqipëri

Moti do të kthjellohet në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar relievet malore ku do të jetë me vranësira të pakta. 

Era do të jetë me drejtim Veri-Veriperëndim (NW) me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,0-2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie në mëngjes dhe rritje në mesditë.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  -8/3°C

Zonat e ulëta  -1/12°C

Zonat bregdetare 3/12°C