Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Reshjet e shiut kanë filluar në shumë pjesë të Shqipërisë, ndërsa në bregdet ka edhe rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Gjatë nates reshjet do të përfshijnë tërë Shqipërinë, Kosoven dhe Maqedoninë Veriore. Në Shqipëri priten reshje intensive, ndërsa në Kosovë dhe Maqedoni reshje të zakonshme shiu, pak më të dendura në jug dhe perëndim të Kosoves.

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Reshjet do të pushojnë në mëngjes ose paradite, ndërsa do vazhdojnë ende vende-vende në Shqipëri.

Edhe në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër pritet mot me intervale kohore me diell dhe vranësira me riga lokale shiu.

Pasnesër në tërë rajonin pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Do të ketë erëra jugore dhe do të jetë relativisht nxehtë.

Të martën pasdite vonë priten përsëri vranësira të dendura dhe reshje shiu të cilat fillimisht do të përfshijnë Shqipërinë dhe Malin e Zi, kurse gjatë mbrëmjes edhe Kosoven dhe Maqedoninë Veriore. Vende-vende priten reshje intensive shiu./Meteoballkan