Moti nesër dhe ditëve në vazhdim në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta. Erërat jugore do të fillojnë të fuqizohen gradualisht por do të mbetet mjaft nxehtë për këtë periudhë kohore.

Në Shqipëri nesër do të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Gjatë orëve të vona të mbrëmjes dhe natën priten reshje shiu, vende-vende intensive por afatshkurtëra.

Në Maqedoninë Veriore nesër mot i vranët i nxehtë dhe me intervale kohore me diell, kurse në Mal të Zi pas një dite të vranët dhe të nxehtë gjatë nates priten reshje shiu.

Pasnesër në mëngjes në Kosovë do të ketë reshje shiu të cilat do të ndërpriten menjëherë. Gjatë dites pritet përmirësim dhe kthjellim i motit.

Edhe në Shqipëri dhe rajon pasnesër pritet përmirësim i sërishëm i motit pas një përkeqësimi afatshkurtër.

Të martën përsëri priten vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu në tërë rajonin./Meteoballkan/