Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.

Gjithashtu, njofton se vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit”, thuhet në njoftimin e IHK-së.