Moti për ditën e fundit të vitit në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi

Pas një mëngjesi mjaft të ftohtë dhe me mundësi për mjegull sot në Kosovë gjatë ditës priten ngritje të temperaturave. Ngritja e temperaturave do të ndjehet në tërë rajonin përveç nëse në ndonjë rajon do të mbetet mjegulla. Ato ku eventualisht do të ketë mjegull do të jetë më ftohtë.

Gjatë natës së ndërrimit të mot-moteve në Kosovë do të mbajë mot jo shumë i ftohtë. Erërat veriore do të rifillojnë përsëri dhe do të ketë ulje graduale të temperaturave gjatë natës, por nuk pritet asgjë ekstreme.

Në Shqipëri pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe mjaft i ftohtë në mëngjes, kurse gjatë ditës priten ngritje të ndjeshme të temperaturave. Nata e ndërrimit të mot-moteve në Shqipëri do të karakterizohet me mot kryesisht stabil, përveç në disa rajone të pakta ku do të ketë erëra verilindore.

Edhe në Maqedoni dhe Mal të Zi në mëngjes do të jetë shumë ftohtë, kurse gjatë ditës priten ngritje të ndjeshme të temperaturave.

Dita e parë e vitit 2020 në tërë rajonin do të jetë e kthjellët dhe me vranësira të pakta kalimtare. Do të ketë erëra mesatare, në disa rajone të fuqishme herë pas here nga veriu dhe verilindja, kurse në mbrëmje dhe gjatë natës pritet përsëri acar por jo i fortë.

Nga e enjta deri të dielën do të jemi nën ndikimin e plotë të masave ajrore të thata dhe stabile anticiklonike. Netët dhe mëngjeset do të jenë të ftohta dhe me mundësi për mjegull vende-vende, kurse ditët relativisht të nxehta nëse nuk do të ketë mjegull.

Të dielën do të kemi depërtimin e një fronti të ri të fuqishëm të ftohtë ajror nga veriu dhe verilindja kur do të ketë mundësi edhe për reshje lokale bore./Meteoballkan/