Nuk morën paga që tre muaj, infermierët dhe stafi mbështetës kundër COVID-19, protestojnë sot

Infermierët dhe stafi mbështetës i angazhuar ndaj luftës së pandemisë COVID-19 do të protestojnë për një orë sot para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo për shkak të pakënaqësive që kanë për mosmarrjen e pagave për gati tre muaj.