Moti sot dhe ditëve në vazhdim!

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët, por edhe me intervale kohore me diell. Do të jetë freskët për shkak të erërave herë pas here të fuqishme veriore, por pak më nxehtë se sot.

Edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot do të mbajë mot i freskët, me intervale kohore me diell dhe vranësira. Reshje atmosferike nuk do të ketë.

Nga e premta do të hymë përfundimisht në një periudhë të motit më të ngrohtë pranveror, me ngritje progresive të temperaturave. Do të ketë shumë më shumë rreze diellore por edhe vranësira të pakta herë pas here. Masat e ngrohta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore do të fillojnë depërtimin gradual në drejtim të rajonit tonë.

Për fundjavë na pret mot i ngrohtë pranveror dhe veror, me fuqizim gradual të erërave jugore. Temperaturat maksimale do të arrijnë rreth 25-26 gradë Celsius, kurse të hënën ato mund të arrijnë deri në 30 gradë Celsius./Meteoballkan