Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira. Do të jetë freskët, por pa reshje atmosferike. Temperaturat maksimale do të sillën nga 17 deri në 20 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me alternime vranësirash dhe intervaleve kohore me diell. Rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë afatshkurtër, të dobët shiu.

Ditëve të ardhshme në tërë rajonin do të mbajë mot i ngjashëm, por më i nxehtë. Priten alternime vranësirash dhe intervaleve kohore me diell. Erërat do të fillojnë të fryjnë nga jugu dhe kjo do të kushtëzojë ngritje të temperaturave. Të premten në Shqipëri priten riga të izoluara shiu dhe ndonjë rrebesh shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Fundjava do të jetë me intervale të gjata kohore me diell dhe e nxehtë, me erëra jugore. Në Mal të Zi priten rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe nganjëherë mund të ketë edhe në veri dhe veriperëndim të Shqipërisë./Meteoballkan