Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale të gjata kohore diellore dhe vranësira të herëpashershme. Pasdite vonë mund të ketë edhe ndonjë rigë të dobët shiu në disa vise.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell, vranësira kalimtare dhe i nxehtë për këtë periudhë kohore.

Ditëve të ardhshme nuk pritet ndonjë ndryshim i madh i motit. Do të vazhdojnë alternimet mes vranësirave, intervaleve kohore diellore dhe riga të dobëta të shiut në disa vise. Temperaturat nga mesi i javës do të shënojnë ulje të lehta./Meteoballkan