Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Do të jetë relativisht nxehtë për këtë periudhë kohore. Do të fillojnë të fryjnë erëra nga jugu dhe jugperëndimi.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore diellore. Do të jetë ende ngrohtë për këtë periudhë kohore.

Nesër pritet ndryshim i motit. Do të kemi shtim të vranësirave dhe erërat do të fillojnë të fryjnë nga veriu dhe verilindja. Priten ulje të temperaturave dhe reshje lokale shiu. Në viset malore priten reshje kalimtare bore.

Të mërkurën na pret mot me intervale kohore me diell dhe vranësira si dhe pak më i ftohtë. Vende-vende priten reshje kryesisht të dobëta shiu dhe fjolla të dobëta bore në viset malore./Meteoballkan