Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje shiu. Herë pas here priten reshje të dendura shiu. Në malet e larta do të ketë reshje bore. Temperaturat do të shënojnë ulje, por ende do të mbetet “nxehtë” për këtë periudhë kohore.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje shiu. Vende-vende dhe herë pas here priten reshje intensive shiu. Në malet larta priten reshje dëbore.

Të martën në tërë rajonin tonë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat do të vijnë duke u shtuar pasdite dhe në mbrëmje si rezultat i afrimit të një cikloni tjetër nga Mesdheu.

Të mërkurën në tërë rajonin do të kemi mot krejtësisht të vranët dhe me reshje shiu, ndërsa reshje bore do të ketë vetëm në malet apo bjeshkët e larta./Meteoballkan