Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe i nxehtë. Përpos intervaleve kohore me diell pasdite priten zhvillime lokale të vranësirave konvektive të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet do të jenë mjaft të izoluara dhe në këtë mënyrë shumica e territorit do të mbetet pa reshje.

Edhe në Shqipëri dhe rajon sot do të mbajë mot i nxehtë, me intervale kohore me diell dhe zhvillime lokale të vranësirave të cilat do të sjellin riga apo ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Mot i nxehtë dhe me zhvillime të izoluara do të mbajë edhe ditën e hënë, kurse të martën rrebeshet e shiut me vetëtima dhe bubullimë pritet të jenë më të përhapura dhe më përfshirëse./Meteoballkan