Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje shiu. Në viset kodrinore-malore reshje bore. Pasdite reshjet e shiut do shndërrohen në reshje bore në shumicën e territorit të Republikës së Kosovës. Vende-vende dhe herë pas here priten reshje intensive bore. Në skajin lindor dhe juglindor të vendit mund të mos ketë borë fare.

Në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore sot pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje intensive shiu. Në viset kodrinore-malore priten reshje shqote dhe bore. Në Mal të Zi nesër do të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje të dendura bore. Në jug dhe perëndim priten reshje të dendura shiu.

Të dielën në tërë rajonin na pret mot plotësisht i vranët dhe me reshje shiu, shqote e bore. Herë pas here do të vazhdojnë reshjet intensive.

Fillimi i javës tjetër do të na sjellë ngritje graduale të temperaturave, por masat jo stabile ajrore ciklonike do ti kemi afër. Priten intervale kohore diellore dhe vranësira që në disa rajone mund të kushtëzojnë reshje shiu. Të martën reshje shiu priten në shumë pjesë të Kosovës dhe Shqipërisë sidomos në veri të Shqipërisë dhe rajonin e Dukagjinit./Meteoballkan