Moti sot dhe ditëve në vazhdim

254

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët. Në mëngjes ose paradite mund të ketë ndonjë interval kohor me diell. Gjatë ditës shtim i vranësirave dhe ndonjë rigë lokale shiu ose fjollë bore në viset kodrinore-malore.

Në Shqipëri, Maqedoninë veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe shtim të vranësirave me ndonjë rigë të dobët shiu në ndonjë rajon.

Të martën në Kosovë pritet mot i vranët dhe herë pas here me reshje shiu e bore, varësisht nga rajoni dhe lartësia mbidetare.

Në Shqipëri të martën pritet mot kryesisht i vranët, në veri me reshje atmosferike, ndërsa në qendër dhe jug kryesisht pa reshje. Edhe në Maqedoni të martën pritet mot i vranët dhe me ndonjë rigë shiu ose fjollë dëbore në viset kodrinore-malore, ndërsa në Mal të Zi të martën priten reshje të dendura shiu në bregdet dhe reshje të dendura bore në veri të vendit.

Të mërkurën në Kosovë pritet të kemi mot të vranët, të ftohtë dhe me reshje bore. Herë pas here priten reshje të dendura bore sidomos në mëngjes. Vetëm në disa ultësira të Dukagjinit mund të ketë shi më shumë se borë. Në mbrëmje kthjellim i motit.

Reshje të dendura bore të mërkurën priten edhe në Mal të Zi, ndërsa në Shqipëri dhe Maqedoninë veriore priten reshje shiu. Reshje bore priten në viset kodrinore-malore. Në mbrëmje ndërprerje e reshjeve dhe kthjellim gradual i motit. Pas kthjellimit të motit pritet të kemi acar gjatë natës dhe mëngjesit./Meteoballkan