Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat në disa rajone mund të kushtëzojnë reshje afatshkurtra bore. Mëngjesi pritet të jetë mjaft i ftohtë dhe me acar, ndërsa gjatë ditës temperatura maksimale pritet të arrijë deri rreth 9 gradë Celsius në nivel vende (në Dukagjin).

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat rrallë në ndonjë rajon mund të sjellin ndonjë fjollë dëbore. Mëngjesi pritet të jetë me acar të fortë sidomos në veri të Malit të Zi.

Nga e premta përmirësim i motit. Mëngjesi ende pritet të jetë me acar në viset tona kontinentale, por dita pritet të sjellë stabilizim të motit, rreze diellore dhe ngritje të temperaturave. Temperatura maksimale në Kosovë pritet të arrijë rreth14-15 gradë Celsius.

Për fundjavë stabilizim i mëtutjeshëm i motit dhe ngritje e temperaturave, por përpos intervaleve kohore me diell priten edhe vranësira të herëpashershme. Reshje atmosferike nuk pritet të ketë.

Fillimi i javës tjetër edhe më ngrohtë me temperatura maksimale në Kosovë deri në 20 gradë Celsius./Meteoballkan