Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë pritet përmirësim i motit. Paradite pritet të ketë vranësira të dendura dhe në ndonjë rajon riga shiu. Në viset malore fjolla dëbore. Gjatë ditës përmirësim gradual i motit dhe ngritje e temperaturave, madje pasdite priten edhe intervale kohore me diell, duke mos përjashtuar as rigat e lokalizuara të shiut në disa rajone. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 15 gradë Celsius në nivel vendi.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga lokale shiu. Pasdite përmirësim i motit dhe vende-vende priten edhe intervale kohore me diell.

Të hënën dhe të martën na pret mot i ndryshueshëm dhe i freskët. Priten vranësira të dendura të cilat herë pas here pritet të na sjellin edhe reshje shiu. Vende-vende priten rrebeshe shiu.

Të mërkurën priten alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell. Në disa rajone edhe me riga afatshkurtra shiu, por temperaturat shënojnë rritje.

Sipas ecurive aktuale fundjava e ardhshme na pret mot i vërtetë pranveror me rritje të ndjeshme të temperaturave dhe rreze të shumta diellore, por të shpresojmë që ecuritë sinoptike të mos ndryshojnë pasi që periudha kohore është ende e gjatë./Meteoballkan