Moti sot dhe ditëve në vazhdim

5.06 – Shumë ngrohtë, kryesisht me diell. Pasdite përreth relieveve zhvillime të vransirave, e më vonë në perëndim të vendit mundësi për ndonjë rrebesh të izoluar shiu me bubullima.

6.06 – Kryesisht me vransira. Ditën priten zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima.

7.06 – Kryesisht me vransira. Që nga mëngjesit priten kushte për zhvillime të shtrëngatave me shi. Reshjet pritet të pushojnë gjatë mbrëmjes.

8.06 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite përreth viseve malore mund të ketë rrebeshe shiu me bubullima.

9.06 – Vransira dhe intervale me diell, e orëve të pasdites përreth viseve malore me mundësi për rrebeshe shiu me bubullima.

Temperaturat e ajrit pësojnë rënie përreth vlerave mesatare nga dita e shtunë. Minimalet luhaten nga 9C deri në 15C të hënën, e maksimalet zbresin nga 27C të shtunën deri në 21C të hënën.

Era do të fryj e lehtë nga perëndimi e jugperëndimi ditën e shtunë, e nga e diela edhe mesatare nga krahu verior 3-12m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes mbi vlera normale.