Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot më stabil dhe më i këndshëm se ditët që lamë pas. Priten intervale kohore me diell dhe vranësira. Rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë apo rrebesh afatshkurtër shiu. Temperaturat maksimale do të luhaten nga 23 deri në 27 gradë Celsius.

Edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet mot kryesisht stabil, me rreze diellore dhe vranësira të herëpashershme.

Të shtunën në Kosovë përsëri pritet destabilizim i motit. Pas një paraditeje me intervale kohore me diell, pasdite priten zhvillime të fuqishme të vranësirave të stuhive të cilat do të sjellin rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër.

Në Shqipëri të shtunën pritet mot me intervale të gjata kohore me diell dhe pasdite vonë në disa rajone kontinentale priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në Maqedoninë Veriore të shtunën pritet mot i nxehtë dhe me intervale kohore me diell, por pasdite priten zhvillime lokale të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Mot mjaft jo stabil të shtunën pritet edhe në Mal të Zi me rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Nga e diela pritet fuqizim i masave ajrore ciklonike të cilat do të kushtëzojnë mot të freskët dhe herë pas here me reshje shiu si dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan