Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Gushti do të fillojë me mot të ndryshueshëm në Kosovë. Pritet të kemi vranësira, intervale kohore me diell dhe gjithashtu edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat do të shënojnë ulje të lehta dhe kushtet e motit do të jenë pak më të këndshme se ditët e kaluara.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, me intervale kohore me diell, vranësira dhe vende-vende me rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në bregdet dhe në jug të Shqipërisë nuk priten reshje me përjashtim të bregdetit verior ku mund të ketë ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.

Të dielën dhe të hënën pritet stabilizim i motit. Në tërë rajonin do të kemi mot kryesisht me diell. Të hënën do të jetë mjaft nxehtë.

Të martën do të kemi mot shumë të nxehtë në tërë rajonin. Pasdite në veriperëndim të Shqipërisë dhe disa rajone në Kosovë pritet destabilizim gradual i motit. Pritet të ketë shtim të vranësirave të cilat gjatë orëve të natës dhe të mërkurën vende-vende dhe herë pas here do të sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë si dhe ulje të temperaturave. Rrebeshe shiu kësaj radhe pritet të ketë edhe në bregdetin shqiptar./Meteoballkanp