Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Reshjet e shiut dhe rrebeshet pritet të rifillojnë gjatë natës në Kosovë dhe të intensifikohen. Pritet edhe ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me vranët dhe me reshje shiu. Vende-vende dhe herë pas here priten rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë ku si pasojë mund të ketë edhe vërshime.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Në bregdet priten intervale kohore diellore. Vende-vende priten rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë sidomos në Maqedoninë e Veriut.

Ditëve të ardhshme na pret mot i ndryshueshëm, me intervale kohore me diell dhe zhvillim të vranësirave të cilat do të sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në bregdet rrezet diellore do të jenë shumë më të shpeshta, por nganjëherë edhe aty priten rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan