Moti sot dhe në ditët në vazhdim

Kjo javë ka filluar me të reshura shiu, ndërkaq një gjendje e tillë pritet të vazhdojë edhe në vijim.

Këtë e ka konfirmuar meteorologjisë Sylë TahirSylaj.

Ai tha se gjatë 10-të ditëve në vijim pritet të ketë të reshura shiu.

“ Ditëve të fundit ka pasur erë të madhe, ku si pasojë ka filluar ta thajë tokën. Të reshurat do të bëjnë shumë mirë në prodhimet bujqësore:” ka pohuar TahirSylaj.

Sipas tij temperaturat gjatë ditëve në vazhdim do të jenë, minimalja 5 deri në 7 gradë ndërkaq ajo maksimale 18 deri në 20 gradë celsius.