Moti sot në Kosovë

Pas këtyre ditëve me temperatura të larta, dukshëm mbi vlerat e mesatareve, vendi ynë do të ndikohet nga masat relativisht të ftohta, duke iu afruar vlerave të temperaturave mesatare të muajit që jemi.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët dhe vende-vende me riga shiu, ndërsa në viset e larta parashihen fjolla bore.

“Reshjet parashihen sot dikur vonë dhe gjatë natës. Borë me intensitet të dobët mund të bie edhe në viset e ulëta, kryesisht në qendër dhe në pjesën veriperëndimore të Dukagjinit, por që përgjithësisht nuk parashihen reshje të dendura të asnjërës formë”, thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s.