Moti sot në Kosovë

Fronti i ftohtë i cili përfshiu dje Kosovën dhe disa pjesë tjera të rajonit shkaktojë destabilizim të fuqishëm të motit ku pati shtrëngata të fuqishme lokale dhe pastaj ulje të temperaturave. 

Ndërsa, sot pritet që të mbretëroj mot i ftohët. Temperaturat do të vazhdojnë të pësojnë ulje të mëtutjeshme sepse pas frontit do të vijojë depërtimi i masave ajrore të freskëta nga veriu.

Sipas parashikimeve temperaturat më të larta do të jenë 23 gradë celsius.

Ndërsa në mbrëmje pritet që temperaturat të bien në 10 gradë celsius.