Moti sot në Shqipëri

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Nga parashikimet moti i kthjellët do të qëndrojë deri ditën e enjte.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë:

në zonat malore nga 00ºC deri në 08ºC,

në zonat e ulëta nga 07ºC në 17ºC,

në zonat bregdetare nga 12°C në 18ºC.

Era do të fryj në drejtim Jugor me forcë valëzimi deri në 5 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -2ºC deri në 11ºC dhe në zonat e ulëta nga 02ºC në 13ºC.