Moti sot në Shqipëri

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Kjo paqëndrueshmëri moti do të vazhdojë deri fillim e javës tjetër kur priten reshje shiu dhe rritje temperaturash në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga -3ºC deri në 08ºC, në zonat e ulëta nga 01ºC në 12ºC dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 14ºC.

Era do të fryej në drejtim Verior-Verilindor me forcë valëzimi deri në 2 ballë.